Lajme

Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës.

Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur që të kalojë 500 milion euro të hyra në këtë periudhë të këtij viti.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dogana e Kosovës.

‘’Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kaloj 500 milion euro të  hyra në këtë periudhë të vitit. Kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milion eurove’’ thuhet sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milion euro derisa vitin e kaluar të njëjtën periudhë ne kishim mbledhur 434,4,ilion euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milion euro më shumë.

 Gjithashtu është bërë e ditur se në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me  6.11% më shumë.

Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022 thuhet më tutje në njoftimin e Doganës së Kosovës./Shqip.com

Grafika e prezantuar nga Dogana e Kosovës