Lajme

Dogana e Kosovës: Zhdoganimi i mallrave nga Shqipëria bëhet për 5 minuta 

nShënjestër

Mallrat që vijnë nga Shqipëria në Kosovë, kanë procedura shumë më të thjeshta të zhdoganimit. 

Madje, sipas drejtorit të Doganave të Kosovës, kjo bëhet për më pak se 5 minuta. 

Llugaliu tregon se pjesa më e madhe e produkteve që importohen nga Shqipëria janë nga kategoria e mallrave ndërtimore andaj zhdoganimi i tyre bëhet me procedurë të thjeshtë prej pesë minuta. 

“Në shumën prej afër 70 për qind zhdoganohen në procedurë të thjeshtëzuar d.m.th koha e zhdoganimit është minimale mbase as 5 minuta dhe nuk detyrohet të dërgohen në terminale për pritje të ekzaminimit përveç në raste shumë të rralle kur konsiderohet i nevojshëm kontrolli i detajuar për një dërgesë që profilet e rrezikut e përcaktojnë si mall që përmban rrezik. Pjesa tjetër 80 përqind e pjesës së mallrave që zhdoganohen në procedurë të rregullt zhdoganohen në kategorinë e kohës së pritjes prej 0 deri 30 minuta”, ka thënë Llugaliu./SHQI[P.com