Lajme

Dogana e Kosovës sekuestron 39 telefona në një mobil shop

Dogana e Kosovës
Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolle në një dyqan telefonash kanë gjetur 39 telefona të mençur të cilët kanë qenë të kontrabanduar.

Telefonat nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur dhe për këtë arsye janë sekuestruar.

Telefonat e sekuestruar

“Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontroll në një dyqan / Mobil Shop dhe me kete rast janë gjetur 39 telefona smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë. Telefonat e kontrabanduar jane sekuestruar dhe ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundërvajtjes”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Me 5 shtator të këtij viti Dogana e Kosovës ka shënuar 23 vjetorin e fillimit të punës së saj. Në njoftimin e tyre të përvjetorit thuhet se gjatë këtij viti dogana ka pasur të hyra afër 1 miliardë./Shqip.com