Lajme

Dogana e Kosovës largon nga puna 9 zyrtarë

Janë larguar nga puna nëntë zyrtarë nga Dogana e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media, ku ka bërë të ditur se ndaj nëntë zyrtarëve ndaj të cilëve është në vijim procesi gjyqësor penal.

“Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirësjelljes.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganor duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Dogana e Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur se në kuadër të stafit ka vlera shumë të larta profesionale dhe integritet, të cilat po bëjnë të mundur që me efikasitet të dalluar të luftohen dukuritë që dëmtojnë besimin dhe efikasitetin e organizatës.

Në njoftim u treguar se Dogana e Kosovës ka lansuar aplikacionin për pajisje të mençura e quajtur eDogana, zgjidhje kjo e cila paraqet një platformë të sigurt dhe të avancuar të komunikimit./Shqip.com