Lajme

Dogana e Kosovës konfiskon rreth 30 mijë euro të pa deklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen rreth 30 mijë eurove në mënyrë joligjore në Kosovë.

Sipas njoftimit të Doganës, ngjarja ka ndodhur në pikë kalimin kufitar në Vermicë dhe i dyshuari është shtetas i Shqipërisë.

“Sot në orët e para të mëngjesit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është paraqitur automjeti me targa të republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar. Automjeti është ndaluar për kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të pa-deklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Sipas Doganës, mjetet monetare ishin ndarë në katër paketime.

“Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e Lap Top-it te ndara në katër paketime”.

Tutje, thuhet se rasti më tutje ka vazhduar për hetime derisa është konfiskuar sasia e mjeteve monetare

/Shqip.com