Lajme

Dogana e Kosovës kap 250 mijë cigare të kontrabanduara

Cigare të kontrabanduara/ilustrim

Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e 250 mijë copë cigare pa banderola të kontrabanduara në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Sipas policisë, shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 euro.

“Fillimisht automjeti nuk i është bindur urdhërave të zyrtarëve doganor për të u ndaluar dhe ka tentuar të ikë, mirëpo falë profesionalizimit te zyrtarëve doganor dhe policor është arritur që të ndalohet automjeti kurse vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Me ketë rast në automjet janë gjetur 250,000 copë cigare pa banderola të kontrabanduara. Shmangiet e llogaritura nga taksat e aplikueshme janë 15,885.00 Euro”.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria dhe kanë filluar hetimet penale, automjeti dhe mallrat (cigarette) janë sekuestruar./SHQIP.com