Lajme

Dogana e Kosovës hap ankand për veturat e konfiskuara -çmimet sillen prej 500 deri në 2 mijë e 800 euro

Ankand me vetura

Dogana e Kosovës ka hapur ankand me veturat e konfiskuara.

Të gjithë të interesuarit mund të blejnë këto vetura duke filluar nga 500 deri në 2 mijë e 800 euro – çmimi fillestar.

Në njoftimin e bërë në llogarinë zyrtare në Facebook, është publikuar edhe linku ku të interesuarit mund të aplikojnë.

“Dogana e Kosovës ka hapur ankandin përmes portalit ku të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut të mëposhtëm, gjithashtu mund të gjeni edhe udhëzimet se si të regjistrohen për të marr pjesë në këtë ankand.”

Gjithashtu, në të mund të gjeni edhe udhëzimet sesi të regjistroheni për të marrë pjesë në këtë ankand.

Linku i plotë

/Shqip.com