Ekonomi

Dogana e Kosovës arrin rekord të hyrash, mbledh 1 miliard € për buxhetin e Kosovës

Dogana e Kosovës
Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se është arritur një rekord i të hyrave, ku deri me sot janë mbledhur 1 miliard euro.

Siç njofton Dogana, përmes rrjetit social Facebook, është tejkaluar viti i kaluar me 71 milionë euro apo 7.62%. Në komunikatë theksohet se, suksese rreth kësaj është bashkëpunimi me institucionet relevante, komunitetin e biznesit si dhe publikun në përgjithësi.

Komunikata e plotë:

Dogana e Kosovës arrin edhe një rekord në të hyra, mbledh 1 miliard euro për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Prishtinë 22 gusht 2023 Dogana e Kosovës deri më sot ka arritur të mbledh 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milion Euro apo 7.62 %.

Duke ditur se edhe viti i kaluar ka pasur trend shumë pozitiv të rritjes dhe njëkohësisht është rritur efekti kundërveprues i thellimit të shkallëve të marrëveshjeve të tregtisë së lirë e në anën tjetër nuk ka ndryshim në politika fiskale, tejkalimi me këtë krahasim dëshmon qartazi vijimësinë e përkushtimit të pashembullt të Doganës së Kosovës në luftimin e ekonomisë jo formale dhe promovimin e praktikave që përkrahin konkurrencën fer dhe të ndershme. Suksese të theksuara ne këto përpjekje janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe publikun në përgjithësi, andaj ju jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e përbashkëta që kanë rezultuar me këto suksese.

/Shqip.com