Lajme

Dodik: Nuk do të lejojmë që Bosnja e Hercegovina ta njohë Kosovën

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka thënë se ata nuk do të lejojnë kurrë që Bosnjë dhe Hercegovina ta njohë Kosovën

Siç ka njoftuar N1, Dodik tha se pikëpamjet e Beogradit për Kosovën janë edhe të tyre.

“Ne respektojmë dhe bashkëpunojmë me Beogradin dhe qëndrimet që Beogradi ka mbi Kosovën, domethënë Prishtinën janë gjithashtu qëndrimet tona dhe ne gjithmonë e ndjekim këtë”, tha Dodik.

Ndërsa, për kryeministrin e  Kosovës, Albin Kurtin, Dodik tha se ka probleme për të provuar legjitimitetin e tij në institucione që sipas tij janë ende të përkohshme.

“Ka probleme të mëdha për të provuar legjitimitetin e tij dhe se ai është ende në institucione të përkohshme që nuk janë as të ligjshme dhe as të njohura ndërkombëtarisht, me përfundimin se një numër vendesh anëtare të OKB nuk e kanë njohur Kosovën e vetëshpallur.”

Siç raporton medium serb, Dodik ka thënë se shqiptarët e Kosovës janë separistë dhe se nuk po veprojnë në përputhje me Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara

/Shqip.com