Teknologji Auto

Dodge gëzon adhuruesit e veturave me marsh manual

Dodge hoqi transmisionin manual standard me gjashtë shpejtësi nga modeli i njohur Challenger SRT Hellcat me 717 kuaj fuqi për modelin e prodhuar vitin e kaluar.

Por, kërkesat e shumta duket të kenë ndikuar në rikthimin e marshit manual.

Prodhuesi amerikan i automjeteve ka porositur Challenger nga vera e kaluar në zgjedhjen standarde në Hellcat dhe Hellcat Widebody.

Megjithatë, modeli manual do të shitet vetëm me porosi.

Një kompani shitëse konfirmoi se zgjedhja e manualit, do të ndryshonte tarifën prej 2,995 dollarësh për automatikun me tetë shpejtësi TorqueFlite.

Dodge tashmë ka prezantuar zëvendësimin e automjetit elektrik të quajtur Charger Daytona. Ai do të dalë në prodhim vitin e ardhshëm dhe ka shumë të ngjarë të ofroj një kuti ingranazhi manual.

/Shqip.com