Lajme

‘Do të nxjerr videot’, zbardhen detaje nga masakrimi i 27-vjeçares shtatzënë, lidhja jashtëmartesore me shqiptarin

Mediat italiane së fundmi kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares, Vanessa Ballan, e cila ndodhi mëngjesin e së martës (19 dhjetor), në Treviso, Itali.

41-vjeçari shqiptar nga Kosova, Bujar Fandaj u arrestua pasi akuzohet se vrau me thikë 27-vjeçaren Vanessa Ballan, në hyrje të shtëpisë së saj.

Sipas raportimeve Ballan dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Bujar Fandaj, të cilës dyshohet se i ka dhënë fund pak kohë më parë. Kjo ka qenë dhe arsyeja e konfliktit mes tyre, ku 41-vjeçari shqiptar e shantazhonte se do t’i publikonte video intime.

27-vjeçarja, e cila ishte shtatzënë në momentin e ekzekutimit, e ka denoncuar në polici 41-vjeçarin për përndjekje. Ajo banonte në Riese Pio X me partnerin e saj, si dhe me djalin e tyre 4-vjeçar.

Shqiptari hartoi planin e hakmarrjes dhe e vuri në zbatimin mëngjesin e së martës. Me furgonin e punës si korrier, ai shkoi në banesën e Vanesës, parkoi mjetin dhe doli në pjesën e pasme të shtëpisë.

41-vjeçari theu xhamin e pasëm, dhë mundi të futej në godinën ku banonte ish-e dashura, i cili duke mbajtur një thikë në dorë qëlloi 7 herë në bark 27-vjeçaren.

Hetuesit, të udhëhequr nga prokurori Michele Permunian, e cilësuan skenën si një masakër të vërtetë.

27-vjeçarja u gjet në shkallët jashtë banesës nga partneri i saj rreth orës 12:00, kohë kur ai ishte kthyer nga puna për pushimin e drekës.

Karabinierët identifikuan vrasësin nëpërmjet furgonit dhe bënë të mundur arrestimin e tij pak para mesnatës, pranë banesës së tij në Altivole.

/Shqip.com