Sport Ndërkombëtar

“Do të më mungosh në fushë dhe kur të grumbullohemi me kombëtare”

Messi dhe Aguero

Me lot në sy, Kun Aguero i dha sot – lamtumirën futbollit.

Pensionimi i tij i hershëm për shkak të problemeve me zemër – la botën e futbollit të mërzitur.

I mërzitur është edhe shoku i tij i fëmijërisë, Leo Messi.

Përmes një postimi në Instagram, Leo shpalosur ndjenjat e tij për pensionimin e Kun, ku lehtë mund të dalloheshin emocionet.

Lionel Messi and Sergio Aguero are best friends... but as Barcelona face  Manchester City they'll put that to one side | Daily Mail Online
Messi dhe Aguero. Credits:AP

“Praktikisht një karrierë të tërë bashkë, Kun… Kemi jetuar momente shumë të bukura dhe të tjera që nuk ishin ashtu, të gjitha na bënë të bashkohemi gjithnjë e më shumë dhe të jemi më shumë miq. Dhe ne do të vazhdojmë t’i jetojmë së bashku jashtë fushës.

Me gëzimin e madh të ngritjes së Kupës së Amerikës pak kohë më parë më parë, me të gjitha arritjet që keni arritur në Angli… Dhe e vërteta është se tani dhemb shumë të shohësh se si duhet të ndalosh së bëri atë që të pëlqen më së shumti për shkak të asaj që ndodhi me ty.

Me siguri do të vazhdoni të jeni të lumtur sepse jeni një person që transmetoni lumturinë dhe ne që ju duam do të jemi me ju. Tani po fillon një fazë e re e jetës suaj dhe jam i bindur se do ta jetoni me një buzëqeshje dhe me gjithë iluzionin që vendosni në gjithçka.

Gjitha të mirat në këtë fazë të re re!!! Të dua shumë mik, do të më mungojë shumë të jem me ty në fushë dhe kur të bashkohemi me kombëtaren!!! @Kun Aguero”, ka shkruar Messi në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Futbollistët në fjalë kanë qenë shokë të ngushtë qysh nga fëmijëria.

Fakti që kanë qenë thuajse një gjeneratë (Messi/1987, Aguero/1988) i ka mundësuar që të luajnë së bashku për grumposhat e Argjentinës, e pastaj edhe në ekipin A.

Së bashku, ata fituan Lojërat Olimpike të vitit 2008 – Pekin, ndërsa së fundmi e ngritën edhe trofeun e shumëkërkuar: Kupën e Amerikës.

Madje, Aguero ishte bashkuar me Barcelonën në afatin kalimtar të verës – por, për fat të keq, Messi u largua nga “Camp Nou” dhe nuk mundën të luajnë së bashku në nivel ekipi./Shqip.com