Rozë

‘Do kthehet në televizion pas BBV?’- Arbana u përgjigjet fansave kureshtarë

Arbana Osmani

Arbana Osmani ka mbaruar me suksese sezonin e parë të Big Brother.

Pas kësaj ajo ka filluar pushimet në Maldive bashkë me partnerin Eduartin, dhe dy fëmijët Jonin dhe Diellin.

Mirëpo ajo në natën finale ka treguar që është në pritje edhe të një fëmijë.

Në ask-un e fundit që moderatorja bëri në Instagram, të shumtë ishën ata që e pyetën se si është të udhëtosh me dy fëmijë dhe shtatzënë, apo si e përballon ngarkesën.

Arbana tregoi se mbështetjen e merr nga Eduarti, që edhe “kur nuk ndihmon të paktën nuk bën rrëmujë”, u përgjigj me shaka ajo. Ndërkohë, theksoi se ka një ekip me gra të cilat janë të kujdesshme ta ndihmojnë me punët e shtëpisë, fëmijët dhe aspektin profesional.

Ndërkohë sa i takon rikthimit së shpejti në ekran, Arbana u përgjigj se do të marrë disa kohë pushim.

Ndryshe, ajo ka treguar që do të moderojë edhe Big Brother VIP 2 që do të mbahet vitin tjëtër./SHQIP.com