“Do dilni si dele të gjithë”, Donaldi u flet banorëve për lojën ninxha

Sabiani dhe Einxhel kanë filluar para disa ditë lojën që t’i përmbysin orenditë në shtëpi e që banorët të mendojnë që dikush ka hyrë brenda.
Loja ka marrë edhe miratimin e produksioni, por që është duke u hetuar nga banorët për personat që kanë mundur ta bëjnë këtë.
Një pjesë e madhe nga banorët janë duke menduar që këtë lojë e ka bërë Donaldi, e që ky i fundit është duke u munduar që t’i bind një nga një që ai nuk qëndron mbrapa kësaj loje.
“Do dilni si dele të gjithë”, i thotë Donaldi disa nga banorëve që janë duke u rregulluar për spektaklin që do të mbahet sonte.
Deri me tani banorët nuk e kanë kuptuar që Sabiani dhe Einxhel qëndrojnë mbrapa kësaj lojë, por që do ta kuptojnë gjatë transmetimit të së premtes.
Në anën tjetër, Donaldi dhe Arditi janë të nominuarit për të u larguar nga shtëpia me e famshme në Shqipëri./SHQIP.com