Sport Ndërkombëtar

Djokovic synon ta barazoj edhe një rekord të Federer-it

Novak Djokovic

Novak Djokovic po e kërkon fitoren e parë në  “ATP Finals”, që nga viti 2015.

Pasi kishte humbur në “US Open” në shtator të vitit 2021, Gjokovic mori pushim përpara se të kthehej për të fituar Masters në Paris javën e kaluar, shkruan Shqip.com.

Djokovic ka shijuar pesë fitore në finalet e ATP-së, fillimisht në 2008, më pas ka dominuar ndërmjet viteve 2012 dhe 2015 .

Nëse arrin që ta fitojë edhe një herë, ai do e barazojë Roger Federer, si të vetmit tenistë me nga gjashtë fitore.

Para kësaj, gare, ai është shprehur se është shumë e vështirë për të dalë fitues, por do e japë maksimumin.

Adelaide TD shares thoughts about Novak Djokovic's withdrawal
Novak Djokovic

“Të luash në nivelin më të lartë kundër tetë lojtarëve më të mirë në botë çdo ndeshje të vetme është me të vërtetë intensitet i lartë dhe kërkesë e lartë që duhet të jesh në maksimumin.”Kërkon shumë energji për të provuar për këtë turne”, u shpreh Novak.

34 vjeçari, ka kaluar formë fenomenale viteve të fundit dhe është i pari në ranglisten botërore.

Në këtë turne, që do mbahet në Torino dhe nisë me 14 nëntor, do marrin pjesë Andrey Rublev, Alexander Zverev, Matteo Berrettini, Novak Djokovic, Daniil Medvedev, Stefanos Tsitsipas, Casper Ruud dhe Hubert Hurkacz./Shqip.com