Sport Ndërkombëtar

Djokovic mposhtet edhe në Serbi

Tenisti serb, Novak Djokovic

Numri 1 i botës është mposhtur edhe në shtëpi.

Novak Djokovic ka pësuar humbje në finale të “Serbia Open” – nga tenisti rus Andrey Rublev.

Në një ndeshje tejet interesante, Rublev triumfoi në fund me rezultat të ngushtë 6-2, 6-7(4), 6-0.

Për 24 vjeçarin kjo ishte hera e parë në karrierë që arrin ta mposhtë më të mirin e botës.

Teksa, ky ishte titulli i tretë në vitin 2022, duke i treguar botës që është në formë tejet të lartë.

Teksa, për Djokvocic ky ishte një dështim i radhës.

34 vjeçari – paraprakisht u eleminua nga Monte Carlo – qysh në raundin e parë, teksa në Austrailain Open nuk ishte lejuar të mirrte pjesë për shkak se nuk u vaksinua kundër COVID-19.

Përkundër humbjes, Novak mbetet në vendin e parë në ranglistën botërore, kurse Rublev është i pesti.