Sport Ndërkombëtar

Djokovic lirohet – rrugët mbushen me njerëz

Novak Djokovic

Novak Djokovic është liruar nga paraburgimi i imigracionit në Australi disa orë pasi një gjykatës vendosi se rojet kufitare kishin gabuar që ia grisën vizën dhe u përpoqën ta deportonin sepse ai nuk ishte i vaksinuar kundër COVID-19.

Një makinë e zezë që mendohet se mbante asin 34-vjeçar të tenisit, u largua nga zyrat ligjore ku ishte zhvilluar një seancë gjyqësore virtuale. Makina u sulmua menjëherë nga tifozët që u përleshën me oficerët, të cilët u detyruan të përdorin gazlotjellës për ta.

Kjo erdhi disa momente pasi ministri i imigracionit Alex Hawke vonoi një vendim nëse do të përdorte apo jo kompetencat e tij personale për t’i shqyer për herë të dytë vizën Djokoviç dhe për ta dëbuar atë, pavarësisht vendimit të gjykatës.

Z. Hawke iu dha një afat prej katër orësh për të vendosur nëse fuqitë duhet të përdoren, por koha kaloi. Kjo do të thotë se tenisti serb nuk mund të ndalohet më, megjithëse Hawke mund të anulojë vizën e tij në çdo kohë – një lëvizje që qeveria këmbëngul se është ende duke e konsideruar.

Flag-waving tennis fans mobbed the car and then clashed with police as Djokovic was told he was free to leave migrant detention, a week after tried to cross the border
Credits: Getty Image

Por, ndërkohë Djokoivc është i lirë të garojë në Australia Open, i cili do të fillojë më 17 janar, ku ai po kërkon të bëhet atleti më i dekoruar në historinë e këtij sporti.

Familja e tij po planifikon të mbajë një konferencë shtypi në Serbi, ku ata kanë udhëhequr protestat kundër ndalimit të tij. Atleti besohet se do i bashkohet atyre përmes lidhjes me video./Shqip.com