Sport Ndërkombëtar

Djokovic fiton – teksa skuadra e Evropës kryeson në Laver Cup

Në paraqitjen e tij të parë që nga triumfi në Wimbeldon, Novak Djokovic ka triumfuar përballë Tiafoe në Laver Cup.

Serbi e fitoi setin e parë brenda 23 minutave, para se të marrë fitoren finale me rezultat 6-1 6-3 për t’ia thelluar epërsinë skuadrës së Evropës.

Ish-numri një i botës ishte triumfues edhe në dyshe – duke e bërë që skuadra e tij të shkojë në ditën finale me një epërsi 8-4 përballë skuadrës së Botës.

35-vjeçari nuk kishte luajtur një ndeshje kompetitive që nga Wimbeldon korrik, pasi nuk u lejua të marrë pjesë në US Open me qenë se nuk është i vaksinuar.

Të dielën çdo ndeshje vlenë tri pikë në Laver Cup dhe skuadra e parë që merr 13 pikë do të shpallet fituese./Shqip.com