Djokovic e siguron gjysmëfinalen e Wimbeldonit
Publikuar:
(05.07.2022 18:18:04)

Ndeshjen e nisi në mënyrë katastrofale.
Po pësonte 2-0 në sete.
Por, Novak Djokovic e tregoi edhe një herë pse është numri 1 i botës – në tenis.
Djokovic ka triumfuar me përmbysje 2-3 ndaj Jannik Sinner për të siguruar gjysmëfinalen e Wimbeldonit.
35 vjeçari pati shumë vështirësi në fillim, ama u këndell pas dy seteve.
Teksa, në anën tjetër Sinner pati edhe një lëndim gjatë ndeshjes – që e zbehi paska paraqitjen e tij.
Por, përkundër kësaj humbje, Jannik Sinner e tregoi edhe një herë se është një nga emrat më premtues të këtij sporti.
Ai pati ecuri fenomenale – ani pse është vetëm 20 vjeçar.
Teksa, Djokovic e ka një synim: titullin e kampionit./Shqip.com