Sport Ndërkombëtar

Djokovic do të humbas US Open, për shkak të rregullave me vaksinimin

BBC

Novak Djokovic nuk ka gjasa të luajë në US Open pasi organizatorët thanë se do të “respektonin” rregullat e qeverisë amerikane mbi udhëtimin për lojtarët e pavaksinuar.

SHBA kërkon që jo-shtetasit të vaksinohen kundër Covid-19 për të hyrë.

Djokovic nuk është vaksinuar dhe humbi Australian Open në fillim të këtij viti për këtë arsye, shkruan BBC.

Serbi fitoi titullin e Wimbledon në korrik dhe tha se ai “do të presë me shpresë për një lajm të mirë”.

Novak Djokovic

Turneu në Nju Jork zhvillohet nga 29 gusht deri më 11 shtator.

Kampioni i trefishtë i US Open, Djokovic është emëruar në listën e hyrjes për Grand Slam-in e fundit të vitit, por kjo është rutinë, dhe jo një tregues se ai do të lejohet të luajë.

Një deklaratë nga turneu, i cili nuk ka rregullat e veta të vaksinimit, thuhej:

“Sipas Librit të Rregullave të Grand Slam, të gjithë lojtarët e kualifikuar futen automatikisht në fushat kryesore të shortit për meshkuj dhe femra bazuar në renditjen 42 ditë përpara të hënës së parë të ngjarjes. US Open nuk ka një mandat vaksinimi për lojtarët, por do të respektojë pozicionin e qeverisë amerikane në lidhje me udhëtimin në vend për qytetarët e pavaksinuar jo-amerikanë.”

Fitorja e Djokovic në Wimbledon e çoi atë në 21 tituj Grand Slam, një pas Rafael Nadal me 22./Shqip.com