Sport Shqiptar

“Djaloshi magjik – të cilin Daja ia dhuroi Ballkanit”

Lindon Emërllahu

Kushtrim Gashi dhe Edvin Kuc – ishte tandemi që kontrollonte mesfushën e FC Ballkanit – në dy sezonet e fundit.

Për shkak të një lëndimi – që Gashi u përball sezonën e kaluar, trajneri Ilir Daja – vendosi që t’i jepte minutazh – një djaloshi të quajtur Lindon Emërllahu.

Lindon Emërllahu – në garat evropiane

19 vjeçar, luftarak, dhe kreativ kur duhej, Emërllahu ishte befasia më e bukur e fundit të sezonit të kaluar të Superligës.

Performancat e tij – bënë që, Daja ta vendoste atë edhe para Gashit – në formacionin startues të ndeshjes së parë në Europa Conference League.

Kjo lëvizje zgjoi shumë debate në publik – dhe u bë “mollë sherri” që Gashi të largohej nga Ballkani.

Por, Daja nuk u ndal së besuari në djaloshin e ri.

Lindon Emërllahu – gjatë një ndeshje kampionale

Ky besim i është shpërblyer.

Pikërisht – sonte, Emërllahu e shënoi penaltinë vendimtare të skuadrës nga Suhareka dhe i siguroi “play offin” e Europa Conference League.

Ai tregoi pjekuri gjatë ndeshjes dhe vendosshmëri nga pika e bardhë.

Për tu kualifikuar në fazën e grupeve – kampioni i Kosovës ka edhe një kundërshtar, aspak të lehtë: FC Shkupin./Shqip.com