Sport Ndërkombëtar

Djaloshi magjik i Barcelonës është rikthyer

Ansu Fati

Pati shumë probleme me lëndime.

Sezonën e kaluar e kaloi pa buzëqeshur, me shumë probleme.

Por, drita po shihet në fund të tunelit për Ansu Fatin.

Sulmuesi spanjoll u inkuadrua në lojë – në minutën e 64-të ndaj Real Sociedadit – kur ndeshja ishte 1-1.

Për 26 minuta – në fushën e gjelbër – ai e ndryshoi komplet rrjedhën e takimit – pa lënë anash edhe Raphinhan, i cili ishte mjaftë aktiv.

Fati asistoi fillimisht për Dembelen – e më pas për Lewandowskin.

Teksa, e tundi rrjetën edhe vet.

Me këtë paraqitje – 19 vjeçari tregoi edhe një herë pse e mban numrin dhjetë në fanellë.

Gjendja e tij fizike – tashmë duket stabile dhe mbetet të shihet nëse do të jetë startues – në formacionin e Xavi Hernandez, pasi konkurenca është e madhe./Shqip.com