“Djaloshi i artë” rikthehet në fushën e gjelbër pas dhjetë muajve

“Djaloshit të artë” të Barcelonës i është kthyer përsëri lumturia.
Ansu Fati ka marrë dritën e gjelbër nga stafi mjekësor dhe është gati për ta bërë rikthimin e tij në fushën e gjelbër, pas dhjetë muajve mungesë, shkruan Shqip.com.
Në ndeshjen që katalunasit do e zhvillojnë të dielën ndaj Levantes, Fati do të marrë minutat e parë që kur u lëndua në fillim të sezonit të kaluar.

Ronald Koeman tha se “Ansu Fati do të luajë maksmimlisht 15 minuta pasi është shumë e rëndësishme që të rikthehet ngadalë dhe mirë”.
Për 18 vjeçarin kjo do të jetë një ndeshje historike pasi ai do e bartë për herë ta parë numrin dhjetë në fanelë.
“Është një nder të veshësh numrin 10. Dua të falënderoj klubin. Veshja e atij numri është një sfidë e vërtetë duke pasur parasysh gjithçka që përfaqëson; si Leo ashtu edhe Ronaldinho e veshën atë”, tha ai ndër të tjera.
Katalnuasit në këtë ndeshje do të jenë pa Jordi Alban, Osman Dembelen, Kun Agueron dhe Pedrin që vazhdojnë të jenë të lënduar.
Ndërsa, për shkak të kartonit të kuq që mori ndeshjen e kaluar, jashtë fushës do të jetë edhe Frenkie De Jong./Shqip.com