Sport Ndërkombëtar

Djali ia plotëson ëndrrën legjendës afrikane, por në fanellën e SHBA-ve

George Weah ishte një nga legjendat e futbollit botëror në vitet e 90-ta, shkruan Shqip.com.

Weah që për momentin është president i Liberisë kishte shënuar 58 gola në 147 paraqitje me Milanin, duke fituar edhe Topin e Artë më 1995, por asnjëherë nuk arriti që të luante në Kupën e Botës.

Djali i tij,  Timothy Weah e ka përmbushur ëndrrën e babait të tij për të shënuar gol në Kupën e Botës duke shënuar golin e parë në një Botëror, mirëpo në Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

22-vjeçari shënoi golin e tij të parë në Botëror për SHBA kundër Uellsit të hënën.

/Shqip.com