Sport Ndërkombëtar

Djali i yllit brazilian nënshkruan kontratë me Real Madiridn

Futbollisti brazilian Marcelo, në vitet e fundit është konsideruar një ndër futbollistët më të suksesshëm në botë.

34-vjeçari, i cili tani luan për Olympiacos në Greqi, bëri 546 paraqitje gjatë 15 sezoneve të kaluara.

Ai gjithashtu fitoi 25 tituj, duke qenë kështu lojtari më i trofeshëm në histori të klubit spanjoll.

Djali i tij, ka ndjekur hapat e babait të tij për të kaluar në “Santiago Bernabeu”, ka nënshkruar një marrëveshje 3-vjeçare.

Duke reaguar ndaj lajmit për kontratën e tij në “Instagram”, Enzo është shprehur i lumtur që ka nënshkruar si lojtar i Real Madridit.

“Kontrata ime e parë me klubin më të mirë në botë. Jam shumë i lumtur!”, shkroi ai, përcjell Shqip.com.

Enzo do të shpresojë të ketë aq sukses sa babai i tij Marcelo në fanellën e Real Madridit.

/Shqip.com