Djali i Paulo Maldinit shënon gol, Milani arkëton pikët e plota

Paulo Maldini e shikonte ndeshjen nga tribunat, kurse në fushën e gjelbër djali i tij, Daniele Maldini e gjeti golin e parë në Serie A.
Milani arriti që të shënoi fitore të ngushtë 1-2 në udhëtim te Spezia, duke arkëtuar pikët dhe tashmë është lider në Itali, shkruan Shqip.com.
Rosoneret golin e parë në këtë takim e gjetën me anë të Daniele Maldinin që shënoi në minutën e 48-të, pas një asistimi të dhënë nga Kalulu.
Ky gol ishte i pari në futbollin elitar në Itali për 19 vjeçarin që e ka filluar një rrugëtim të gjatë, të cilin e kishte bërë edhe baba i tij, Paulo Maldini.
Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën që rezultatin ta barazojnë me anë të Verde në minutën e 80-të.
Kur u mendua që ndeshja do përfundonte me barazim, ishte Brahim Diaz që tundi rrjetën dhe i dhuroi kuqezinjëve pikët e plota dhe e vulosi edhe një herë formën e lartë që po kalon.
Mometalisht, shtatë herë fituesit e Ligës së Kampionëve kanë një pikë më shumë se Napoli që gjendet në pozitën e dytë, por napoletanët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Shqip.com