Lajme

Djali i Hysni Gucatit kritikon Kurtin për mos reagim pas dënimit për Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit

Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati ka reaguar pasi që Kurti nuk ka folur për dënimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale.

Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Dy burra u dënuan ndërsa kryeministri thoshte se janë filma të inskenuar.

“Dy burra u dënuan vetëm pse i treguan opinionit publik bashkëpunimin e Zyrës së prokurorit të specializuar me prokuror dhe kriminel serb ndërsa kryeministri ynë thoshte së janë filma të inskenuar’’ ka shkruar Gucati.

Ai ka thënë se kryeministri gjithmonë ka qenë kundër procese të mëdha e historike për Kosovën.

Sipas Gucatit kur njerëzit e tyre dënohen i gjithë kabineti reagon ndërsa për dy trima nuk reagojnë.

“Kur dënohen njerëzit e tyre për keqpërdorim të detyrës zyrtare reagon i gjithë kabineti i tij së shteti është i kapur ndërsa kur u dënuan dy trima dhe çlirimtare asnjë reagim nga qeveria e Kosovës, me mos reagim lënë për të nënkuptuar së i janë gëzuar dënimit të krerëve të OVL-së së UÇK-së” thotë Gucati.

Këtë javë Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u dënuan me 4 vjet e gjysmë burg nga Gjykata Speciale./Shqip.com

Postimi i Musli Gucatit