Djali i Diego Simeones po e mposhtë Juventusin

Juventusi nuk po arrin asesi të “këndellet” në Serie A.
“Zonja e vjetër” është duke pësuar humbje 2-0, nga Verona, pas 45 minutave lojë, shkruan Shqip.com.
Pas vetëm 11 minutave lojë, ishte Giovani Simeone që e dërgoi topin në rrjetë për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Pas këtij goli, u prit që juventinët do të kundërpërgjigjeshin, por ndodhi e kundërta.
Ekipi vendas, shënoi edhe njëherë me anë të Simeones pas vetëm tre minutave, për të dyfishuar rezultatin.
Deri në përfundim të pjesës së parë, skuadra e udhëhequr nga Allegri u mundua maksimalisht që të shënonte të paktën një gol, por nuk ja arritën qëllimit.
Siq qëndrojë gjërat momentalisht, Juventusi gjendet në vendin e nëntë në Serie A, me vetëm 15 pikë të grumbulluara, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.
Ndërsa, Verona ngritet një pozitë më lartë, me pikë të njëjta, por me golaverazh më të mirë./Shqip.com