ShqipBizz

Djali i Cimës me fjalë prekëse me rastin e ditëlindjës së babait

Ish-aktori, Rasim Thaçi-Cima me djakin e tij,

Humoristi, Rasim Thaçi – Cima, ka vdekur para pak muajsh, shkruan SHQIP.

Të shumta ishin ngushëllimet dhe fjalët e ndjera nga shumë fytyra publike, të cilët përshkruan aktorin më fjalët më të mira.

Ditën e djeshme i ndjeri kishte pasur ditëlindjen e me këtë rast nuk kanë munguar as fjalët emocionuese që familja e humoristit kishin shkruar në këtë ditë.

Ajo që morri më së shumti vëmendjen ishte një foto që kishte postuar djali i tij Artan Thaçi.

“Ditëlindja jote e parë pa ne” – kishte shkruar Artani përkrahë fotos.

Kujtojmë që Cima ishte njëri ndër aktorët më të mirë që kishte Kosova./SHQIP.com