Djali i aktores Regina King bën vetëvrasje
Publikuar:
(22.01.2022 16:16:19)
Djali i aktores dhe regjisores Regina King, Ian Alexander Jr, është vetëvrarë.
Ai ketë gjë e bëri tri ditë pas ditëlindjes së tij të 26-të.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar aktorja 51-vjeçare në një deklaratë për People.
“Familja jonë është e shkatërruar në nivelin më të thellë nga humbja e Ian, Ai ishte një dritë që u kujdes aq shumë për lumturinë e të tjerëve. Familja jonë kërkon konsideratë të respektueshme gjatë kësaj kohe private. Faleminderit”, tha aktorja pas humbejs së të birit.
Ai ishte fëmija i vetëm i King, të cilin ajo e ka me ish-bashkëshortin e saj, producentin e diskografisë, Ian Alexander Sr.
Duke ndjekur gjurmët muzikore të babait të tij, Ian ishte një DJ./SHQIP.com