Lajme

Djali e sulmon fizikisht babanë e tij në Kaçanik

Fotografia ilustruese
Fotografia ilustruese

Është intervistuar një person në Kaçanik nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor teksa palët me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Kaçanik 24.01.2024-17:00. Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com