Rozë

Djalë apo vajzë? Zbulohet gjinia e bebes së Ermirës dhe Arianit

Gold Ag me bashkëshorten, Ermira Shkodra

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi do të bëhet baba për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet reperi, pasi ka shpërndarë një postim në Instagram.

Ai zbuloi se bebi pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator.

Dyshimet lindën javë më parë, kur ai dhe Ermira morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit. Atëbotë reperi nuk e pranoi zhvillimin duke preferuar të mos e komentojë.

Ndërkaq, tash është zbuluar gjinia, ku Ermira pret një tjetër djalë, vëlla për Guerilin.