Rozë

Djalë apo vajzë? Einxhel Shkira flet për gjininë e fëmijës

DJ Dagz dhe Einxhel Shkira

Konfirmimit të shtatzënisë nuk kishte nga ti ikte.

Moderatorja shqiptare, Einxhel Shkira ditë më parë ka konfirmuar se është shtatzënë, ani pse lajmet kishin qarkulluar qysh javë më parë por ishin mohuar nga çifti.

Në videon që postoi në Instagram, Einxhel tregoi barkun e rrumbullakosur krahë Dagzit.

Tutje, çifti kanë realizuar intervistën e tyre të parë të përbashkët ku kanë folur në detaje rreth shtatzënisë.

Padyshim që u pyetën edhe për gjininë, ku Einxhel tha se e di veç motra e Dagzit.

“Jo un nuk e di, e kemi ruajtur që ta ndajmë me njerëzit tonë të afërt” u shprej ajo.

Sipër videos Einxhel me mbishkrimin e saj uroi fansat të durojnë deri atëherë pasi që as vet ajo nuk e di./Shqip.com