“Djajtë e Kuq” po insistojnë për Eriksenin
Publikuar:
(15.06.2022 16:13:41)

Futbollin po e shijon përsëri, dhe ofertat nuk po i mungojnë.
Christian Erkisen është në radarin e Manchester United – sipas shumë mediave angleze.
Mesfushori danez është futbollist i lirë – pasi me Brentfordin kishte kontratë vetëm një vjeçare dhe kjo po “josh” “Djajtë e Kuq”.
30 vjeçari – së fundmi është ftuar edhe nga kombëtarja e Danimarkës për herë të parë qysh nga “Euro 2020” kur kishte pësuar sulm kardiak.
Para rikthimit në Premirligë, ai ishte pjesë e Interit, skuadër me të cilën i ndau rrugët me marrëveshje të dyanshme për shkak se në Itali rregullorja nuk e lejon që të luhet me defilbrator kardiak./Shqip.com