“Djajtë e Kuq” nuk po dorëzohen për Antonyn
Publikuar:
(24.08.2022 08:41:45)

Dëshira e tij është e qartë: Ta vesh fanellën e Manchester United.
Por, ende nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare mes Ajaxit dhe klubit anglez.
Saga e quajtur “Antony” po vazhdon ende.
Sulmuesi Brazilian mbetet objektivi kryesor i “Djajve të Kuq” të cilët kanë arritur marrëveshje personale me të, ama jo edhe me skuadrën holandeze.
Sipas Fabrizio Romanos, United po e përgatit një ofertë të re në drejtim të Ajax – dhe kjo do të ndodhë së shpejti.
Majtaku njihet për aftësitë e tij dribluese – element që po i mungon sulmit të United.
22 vjeçari zhvilloi 23 ndeshje – në sezonin e kaluar, teksa realizoi tetë gola dhe asistoi katër herë.
Ai ka kontratë me Ajaxin – deri në vitin 2025, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 35 milionë euro./Shqip.com