Sport Ndërkombëtar

“Djajtë e Kuq” mund t’i ndajnë rrugët me shumë futbollistë

Manchester United

Po vie “era” e largimeve.

Manchester United mund t’i ndajë rrugët me shumë futbollistë qysh në afatin kalmitar të janarit, pastaj edhe në verë.

I pari futbollist që ka kërkuar largimin është Anthony Martial.

Sulmuesi francez nuk po ka minutazh të rregullt dhe dëshiron që të ndërrojë ambient, këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Unitedit, Ralf Ragnick. Destenacioni i francezit mbetet ende i pa qartë.

Edhe Juan Mata ka mbetur në bankën rezervë.

Sipas Goal.com, ai pritet t’i japë lamtumirën Old Trafford verën e ardhshme, kur edhe do jetë futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata.

Mata lauds fellow United goalscorer Martial
Mata dhe Martial – foto nga e kaluara

Nga “Teatri i Ëndrrave” dëshiron të largohet edhe Jesse Lingard.

Sulmuesi anglez – ishte gjashtë muaj në huazim te West Ham United – sezonën e kaluar dhe pati paraqitje të jashtëzakonshme. Por, te Manchesteri ka mbetur në stol dhe nuk është i kënaqur me situatën aktuale dhe po kërkon skuadër të re.

Edinson Cavani gjithashtu po lidhet vazhdimisht me një largim nga “Old Trafford”. Mediat spanjolle kanë raportuar për një lëvizje te Barcelona, ​​por ende nuk ka diçka zyrtare.

Sulmuesi uruguain ka pasur probleme me lëndime, por po pëlqehet shumë nga tifozët e klubit, pasi ka tundur rrjetën në disa ndeshje të rëndësishme.

Edinson Cavani

Pastaj, është Paul Pogba. Sipas Goal.com, atij i është ofruar një marrëveshje e re, por nuk ka asnjë indikacion se do ta nënshkruajë atë.

Shumë skuadra janë të interesuar për të, në krye me PSG-në. Gjatë verës, Pogba mund të largohet si lojtar i lirë. /Shqip.com