Rozë

Dj i njohur i kërkon falje publike Mozzikut

Mozzik është një ndër artistet më të kërkuar për koncerte.

Por, siç duket jo të gjithë DJ i përdorën këngët e tij.

Kështu ka deklaruar Dj Sardi, i cili ka thënë se nuk luan ndonjë këngë të Mozzik që tashme ka ndryshuar dhe ka kërkuar falje nga reperi.

“Në kohën kur jam pyetur realisht nuk ka pasur një këngë të Mozzikut që mua nuk më hynte në setin tim në lokal por më mbrapa ka bërë një këngë shumë më të bukur edhe të tjerët në vazhdimësi që mua më kanë ndihmuar për setin tim dhe që i kam vendosur.

Nuk ka qenë se unë s’do luaj kurrë Mozzikut por që deri në atë moment këngët e tij mua nuk më përshtateshin me setin tim. Nuk është se mua së nuk më pëlqenin, kështu se gjithsesi të kërkoj falje sepse Mozzik është njëri nga artistet me të mirë dhe tekste shkruesit më të mirë që ka Kosova”, deklaroi ai.

/Shqip.com