Rozë

Dj Geek uron Dafina Zeqirin: Jam me fat që të kam, dukesh më e re se kurrë

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen.

Dafina e cila shquhet për unikitetin dhe origjinalitetin e hiteve të saj vazhdon të lë mbresa ende tek fansat e saj, ani pse ka vite që është pranë tyre me muzikë.

Sot, Dafi mbush 33 vite, ku me tu bërë ora 00:00 ka pranuar urimet e para.

Mirëpo, më i veçanti është ai nga partneri i saj, Dj Geek.

View this post on Instagram

A post shared by DJ GEEK (@djgeek)

“I uroj vajzës më të mirë në botë ditëlindjen më të lumtur sot! Ti je me të vërtetë gruaja më e madhe, më mbështetëse dhe më e kujdesshme që dikush mund të kërkojë ndonjëherë, dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time! Te dua shume! Ps. dukesh më e re se kurrë!”, ka shkruar Dj Geek teksa ka përcjellë disa imazhe fantastike me këngëtaren.

Dafina dhe Dj Geek kanë konfirmuar lidhjen e tyre para dy viteve./Shqip.com