Teknologji Auto

Dizajneri italian bashkon të kaluarën dhe të ardhmen në një model për Ferrarin (Foto)

Ferrari SB12 GTC / Foto: Carscoops
Ferrari SB12 GTC / Foto: Carscoops

Me prezantimin e Ferrari Purosangue SUV, vetura e quajtur GTC4lusso, është zëvendësuar në linjën e prodhuesve të makinave, duke lënë pas një boshllëk në fushën e automjeteve 2+2 me dy dyer.

Dizajneri profesionist i Italdesign, Samuele Errico Piccarini ka marrë përsipër të dizajnoj një model se si do të mund të duket, një pasardhës i mundshëm i GTC4lusso.

Supermakina që propozohet të quhet Ferrari SB12 GTC, merr frymëzim nga modelet klasike të Ferrarit si 365 GTB/4 Daytona Shooting Brake dhe 365 GTC.

Është një veturë 2+2 si GTC4lusso dhe FF që dolën përpara, por ka një dizajn shumë më modern të ngjashëm me disa modele të tjera aktuale të prodhimit të Ferrarit.

Pjesa e përparme e SB12 GTC përmban një palë fenerë të hollë LED, ndërsa gjithashtu ka një grilë të spikatur të përparme dhe hyrje kërcënuese të ajrit.

Ashtu si Ferrari 812 Superfast, makina gjithashtu është imagjinuar me hyrje të vogla të ajrit pak mbi fenerët.

Pamjet e ndryshme të bëra publike tregojnë për rrotat e mëdha me fole të zeza dhe të argjendta, kalibrat e frenave me ngjyrë të verdhë të ndezur, dorëzat e dyerve që qëndrojnë në të njëjtin nivel me trupin dhe pasqyrat e lëmuara dhe të holla të krahëve.

/Shqip.com