Lajme

Ditë zie të shtunën në Istog, në nderim të ish-kryetarit Haki Rugova

Ish-kryetari i Istogut, Haki Rugova.

Krytari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka shpallur ditë zie ditën e shtunë për vdekjen e ish-Kryetarit të kësaj komune, Haki Rugova.

Në njoftimin e komunës thuhet se ditë zie do të jetë për të gjitha institucionet komunale.

“Obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal që flamujt shtetërorë të ulën në gjysmë shtizë”, thuhet në njoftim.

Ish-kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Ai ishte duke u trajtuar në një spital të Vienës në Austri për shkak të komplikimeve shëndetësore./Shqip.com