Lajme

Ditë zie në Kosovë / Zyra e BE-së e ulë flamurin në gjysmështizë

Flamuri i Bashkimit Europian në zyrën e BE-së në Kosovë është ulur në gjysmështizë në përkujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë.

“Sot, flamuri i BE-së valëvitet në gjysmështizë në përkujtim të të gjitha grave dhe vajzave që u vranë në #Kosovë si pasojë e dhunës me bazë gjinore”, thuhet në postimin e zyrës së BE-së.

Kjo e mërkurë është shpallur ditë zie në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.

Presidentja Vjosa Osmani mori vendim për këtë dhe të martën shkroi në Facebook se “shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”.

/Shqip.com