Sport Shqiptar

Dita po ofron, më 5 gusht Haxhi Krasniqi do të boksojë në “Fadil Vokrri”

Boksieri i njohur kosovar, Haxhi Krasniqi
Boksieri i njohur kosovar, Haxhi Krasniqi

Boksieri i njohur kosovar, Haxhi Krasniqi, ka njoftuar se do të ndeshet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më 5 gusht, Krasniqi do të boksojë në stadiumin e Kosovës në meçin e tij të radhës.

“Miq të dashur, duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po ofron. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri””, tha ndër tjera ai.

Haxhi Krasniqi nuk e ka treguar kundërshtarin me të cilin do të ndeshet.

/Shqip.com