Lajme

Dita largimit të barrikadave

Barrikadat që janë vendosur tash e më shumë se dy javë në pjesën veriore të Kosovës, janë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të largohen.

Por, dita e largimit të barrikadave nuk ka qenë e zakonshme sepse ka filluar me djegjen e dy kamionëve, tek ura “Kërrshi i Dudës”, ku ishin vendosur si barrikada, për të penguar lëvizjen e lirë.

Më 10 dhjetor, pas arresimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, serbët kishin filluar me vendosjen e barrikadave, në rrugën që dërgon për në Jarinje dhe Bërnjak. Barrikada e fundit e vendosur ishte me 27 dhjetor, në rrugën që dërgon për në pikën kufitare në Merdare.

Kërkesa e barrikaduesve ishtë që të lirohej polici i arrestuar. Kjo edhe ndodhi ditën e djeshme, me 28 dhjetor, kur atij iu ndryshua masa, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.




/Shqip.com