Sport Ndërkombëtar

Dita e premte – e veçantë për blaugranat

Ronald Araujo ka pranuar të vazhdojë aventurën te Barcelona.

Ai u pajtua me kushtet e kontratës dhe do të jetë pjesë e blauranasve deri në vitin 2026.

Qendërmbrojtësi do të nënshkruajë qëndrimin e tij në “Camp Nou” gjatë ditës së premte, raporton Fabrizio Romano.

Klauzola e tij do të kapi shifrën enorme prej një miliard eurosh, diçka që do ta “blindojë” mbrojtjen katalanase për shmë vite.

Sipas gazetarit, Uruguajani kishte oferta të ndryshme nga top klube të Premierligës, por i refuzoi të gjitha dhe klubi do ta zyrtarizojë marrëveshjen gjatë orëve në vijim.

Vlera e tij në treg kap shifrën e 40 milionë eurove, sipas “transfermarkt”.

23 vjeçari ka 26 paraqitje në La Liga këtë sezon, ku ka arritur të shënojë katër gola dhe është ndëshkuar gjashtë herë me të verdhë.

Vinicius Junior dhe Ronald Araujo

Teksa, ekipi i drejtuar nga Xavi Hernandez tani po lufton për pozitën e dytë në tabelë, pasi çështja e kampionit thuajse është e kryer. /Shqip.com