Dita e nëntë e luftimeve Rusi- Ukrainë: Macron i shqetësuar për sigurinë bërthamore në Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të premten se është jashtëzakonisht i shqetësuar për rreziqet për sigurinë bërthamore.
Macron shtoi se Franca, së bashku me partnerët e saj ndërkombëtarë, kanë bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për këtë çështje.
“Presidenti i Republikës dënon fuqishëm çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore nga forcat ruse gjatë agresionit të tyre ushtarak kundër Ukrainës. Është e domosdoshme të garantohet siguria e tyre”, thuhet në deklaratën e dërguar nga Pallati Elysee.
Presidenti francez i bëri thirrje Rusisë që të ndërpresë menjëherë veprimet e saj të paligjshme dhe të rrezikshme ushtarake.
“Rusia dhe Ukraina duhet të arrijnë një marrëveshje mbi këtë bazë dhe së bashku të sigurojnë zbatimin e parimeve themelore për ruajtjen e sigurisë bërthamore dhe të sigurisë së objekteve bërthamore në kontekstin aktual”, përfundoi deklarata e Elysee./Shqip.com
Të gjitha lajmet nga dita e tetë e luftimeve Ukrainë – Rusi mund t’i gjeni këtu./SHQIP.com