Sport Shqiptar

Dita e ndeshjeve në Albi Mall Superligën e Kosovës

Foto nga ndeshja Drita - Ferizaj

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës nis sot javën e 31-të, me dy takime interesante ku luhet për titull dhe mbijetesë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita është nikoqire e Ferizajt në ndeshjen ku tri pikët janë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në “Stadiumin me bari artificial”, me fillim nga ora 15:00.

Në takimin tjetër, Drenica e pret Malishevën në një ndeshje ku vendasit e kanë të doemosdoshme fitoren nëse duan të shpresojnë për mbijetesë.

Kjo ndeshja do të zhvillohet gjithashtu nga ora 15:00 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.

/Shqip.com