Sport Shqiptar

Dita e ndeshjeve në Albi Mall Superligën e Kosovës

Gjilani - Dukagjini

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje interesante në kuadër të javës së 32-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Java e 32-të në Superligën e Kosovës do t’i zhvillohet ndeshjet në mesjavë, ku sot janë në orar për t’u zhvilluar tri takimet, ndërsa nesër (e enjte) dy tjera.

Nga përballjet e sotme, dy ndeshje luhen për mbijetesë dhe njëra për një vend në garat evropiane, duke na siguruar se do të jenë ndeshje të zjarrta.

Takimi për një vend në Evropë do të zhvillohet mes Gjilanit të vendit të tretë dhe klinasve të Dukagjinit në vendin e pesë.

Nga ndeshjet e ‘mbijetesës’ vëmendje më të madhe do të kenë Malisheva dhe Trepça ’89, pasi përveç se t’i ikin rënies direkte, duan të mos mbeten as në vendin e barazhit.

Interesant do të jetë edhe në Ferizaj, ku nikoqirët me emrin e qytetit presin Drenicën thuajse të rënë nga kategoria dhe për ferizajasit është ndeshje vendimtare për të mbetur në garë me Malishevën dhe Trepçën 89’ për të shpëtuar nga rënia.

Të tri ndeshjet janë paraparë të zhvillohet nga ora 15:00.

/Shqip.com