Lajme

“Dita e Gruas” – Mehaj bën nderime para memorialit Heroinat

Me rastin e Ditës së Grua, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë nderime para memorialit Heroinat.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Mehaj përmes një postimi në Facebook.

“Qëndresa dhe sakrifica e tyre, dhe e të gjitha grave përgjatë periudhave të ndryshme të historisë sonë si komb meriton respekt e mirënjohje. Andaj, në këtë ditë të veçantë për gratë kudo në botë bëmë nderime para memorialit HEROINAT, sepse të tilla janë, heroina të popullit tone”, shkroi Mehaj.

Tutje, Mehaj tha se janë mbi 20 mijë persona të dhunuar gjatë luftës 1998/99, e janë gratë ato të cilat kanë përjetuar më së shumti dhunë nga okupatori kriminal serb.

/Shqip.com