Sport Shqiptar

Dita e Florian Markut

Florian Marku

“Sot është dita ime” është postimi që ka bërë Florian Marku në rrjetet sociale para ndeshjes së sontme kundër Maxi Prodam.

Por, kush është Florian Marku?

I lindur në Lushnje në 29 shtator të vitit 1992, Marku është boksier, kickbokser, ndërsa vetën e ka sfiduar edhe në artet marciale të përziera ose e njohur shkurt si MMA.

Si fëmijë, ai nuk pati një jetë të lehtë, pasi prindërit e tij u zhvendosën në Greqi nga Shqipëria.

“Dashuria” e tij me boks ka filluar në Selanik ku kishte strërvitur për herë të parë.

Më pas, ai u transferua në Austri ku në ku vazhdoitë mirrej më profeionlisht me bos, ndërsa në vitin 2014 ai kaloi në “MMA”.

Florian Marku vs Davor Matic - YouTube
Një nga ndeshjet e tij në MMA

Në MMA ai zhvilloi gjithsej 46 ndeshje, ku fitoi 43 prej tyre, ndërsa humbi në vetëm tre ndeshje.

Viti 2014 mbetet një kujtim jo shumë i mirë për të pasi kishte kaluar gati 2 vite burgim, por ai nuk u dorëzuar kurrë dhe pas lirimit e vazhdoi ëndrrën fëmijërisë dhe karriera e tij mori një ngritje të madhe.

Debutimin e tij profesional në boks, Marku e bëri në dhjetor të vitit 2018, ku sukseset nuk kanë munguar.

Foriani, është ende i pamposhtur në ring në nëntë ndeshje sa ka zhvilluar gjithsej, duke realizuar tetë fitore dhe duke regjistruar një barazim.

Florian Marku stops Rylan Charlton in eight, Gabriel Valenzuela upsets  Robbie Davies Jr - The Ring
Florian Marku kundër Rylan Charlton

Nga tetë fitore të realizuara, gjashtë prej tyre i ka përfunduar me knockout.

Lufta e fundit e Florian Marku u zhvillua kundër Rylan Charlton më 20 shkurt 2021, në Londër, Mbretëria e Bashkuar, ku fitoi me nokaut teknik në raundin e 8 -të.

Por, një karrierë të bujshme ka edhe kundërshtari i tij, Maxim Prodam që ende nuk e ka shijuar humbjen në karrierën e tij.

Prodam ka gjithsej 20 ndeshje si profeionist, ku prej tyre ka dalë fitues në 19-të, ndërsa ka një barazim.

I “frikshëm” është fakti që 15 prej fitoreve të tija janë realizuar më knockout.

Florian Marku-Maxim Prodan: Detaje me rëndësi të përballjes së sontme, kur  dhe ku zhvillohet kjo super-sfidë?
Florian Marku-Maxim Prodam

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20-30 me orën tonë lokale, por gjithçka varet sa zgjasin ndeshjet paraprake.

Kjo ndeshje është në kuadër të kategorisë “Walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme dhe zhvillohet në “London Stadium”./Shqip.com