Lajme

Dita e flamurit që frymëzoi Adem Jasharin dhe UÇK-në

Flamuri kombëtar shqiptar.

Sot, shënohet 109 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.

Ismail Qemaili me mbështetjen e Austro-Hungarisë, e shpalli shtetin shqiptar me flamurin  kuq e zi.

Atë simbol, po në 28 nëntor, mirëpo në një qytet tjetër; Krujë e gjatë vitit 1443 e kishte ngritur edhe Gjergj Kastriotim – Skënderbeu.

Ismail Qemaili

Por, këto dy shënime nuk janë të vetmet në këtë datë.

Po, më 28 nëntor – Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli në skenë.

Frikë s’kishte, gjithçka e  hapur. Guxim të cilin 28 nëntori e reflektoi, thanë shumë pjesëmarrës të asaj ngjarjeje.

Dalja e UÇK-së në skenë

Mirëpo, UÇK një simbol të saj e kishte, pa dyshim – ai ishte komadantanti legjendar, Adem Jashari.

Pikërisht, kjo figurë kombëtare ka lindur po më 28 nëntor.

Komandanti legjendar, Adem Jashari.

Kjo datë shënohet në të gjitha vatrat shqiptare, por edhe në diasporë.

Sot, Shqipëria është anëtare e NATO-s si dhe para hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, Kosova është shtet –  i njohur nga më shumë se 100 vende.

Në anën tjetër, gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare dhe shqiptarët atje janë faktor politik.

Kjo datë shënohet edhe nga shqiptarët në Luginë të Preshevës si dhe në Malin e Zi. /Shqip.com